Milsped Albania, zgjeron shërbimet logjistike kombëtare dhe ndërkombëtare për bizneset!
Milsped Albania, pjesë e grupit BALFIN, ka zgjeruar hapësirat trajtuese të mallrave me një mjedis të ri që i shtohet mjediseve ekzistuese prej 14 mijë m2 pranë Tirana Logistic Park. Mjedisi i ri prej 3.500 m2 do të ofrojë risi në magazimin dhe logjistikë duke përmirësuar shpejtësinë dhe cilësinë për të cilët Milsped njihet kudo në botë.
Investimi i ri i Milsped ka për fokus përdorimin e teknologjive më të fundit që mundësojnë trajtimin e shpejtë të mallrave. Shumë procese janë automatizuar duke rritur saktësinë dhe shkurtuar kohën e përpunimit.
“Ky investim i konsiderueshëm ka një rëndësi të dyfishtë, si për kompaninë tonë dhe gjithashtu për komunitetin e biznesit, falë përkushtimit për standardet më të larta. Hapësira e re magazinuese do t’i përgjigjet kërkesave në rritje të klientëve tanë për zgjerim, në mënyrë që të ofrojmë hapësira më shumë për ruajtje e për rrjedhojë edhe qarkullim më të shpejtë e më cilësor çdo ditë. Gjithashtu të jemi sa më të pranishëm në treg për klientë të rinj që kërkojnë shërbime magazinimi” thotë z. Klejvis Pengili, Drejtori Ekzekutiv i Milsped Albania
Një risi është përdorimi i teknologjisë WMS (sistemet menaxhuese të magazinimit), që raporton stokun në kohë reale te klienti. Nga ana operative ky sistem tregon vendndodhjen e saktë të çdo produkti, pra treguesin e saktë të magazinimit, që sjell shpejtësi dhe efikasitet.
Nga muaji janar i këtij viti është hapur edhe zyra e re e Air Cargo pranë aeroportit “Nënë Tereza” që do të rrisë ndjeshëm kapacitetin operacional.
Nëpërmjet aktiviteteve të partnerëve të tij të rinj, Milsped ka prezantuar së fundi një shërbim logjistik të integruar duke ofruar, ndër të tjera, depozitim të digjitalizuar dhe mbështetje të nivelit të lartë për klientët.
Milsped Albania ofron standardet më të larta ndërkombëtare në shërbimet e magazinimit, shërbimeve doganore, transportit ndërkombëtar ajror, rrugor e detar. Investimet e vazhdueshme të Milsped Albania janë në linjë me strategjinë e kompanisë për t’i ofruar bizneseve kombëtare dhe ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri shërbimin standardeve më të larta.
Si një kompani lider rajonal në transport dhe logjistikë, kompania mëmë Milsped ka rreth tre dekada të suksesshme që operon në treg dhe një rrjet të gjerë partnerësh që përfshin mbi 13 vende në tre kontinente. Në Shqipëri operon prej 10 vitesh dhe i ofron shërbime kompanive presitigjoze si Neptun, Spar, H&M, LC Waikiki, Philip Morris, etj.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.