Narges Mohammadi fiton Nobel për Paqen – Aktivistja nga Irani aktualisht ndodhet në burg
Fituesja e çmimit Nobel për Paqen për vitin 2023 është Narges Mohammadi aktivistja në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Arsyetimi që shoqëroi dhënien e këtij çmimi është për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe luftën e saj për të drejtat e njeriut dhe lirinë për të gjithë. Aktualisht ajo ndodhet në burg me akuzën e organizimit dhe pjesëmarrjes në protestat kundër regjimit në vend.
Zgjedhja e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe ishte ndoshta më e vështirë këtë herë. Këtë vit kishte 351 kandidatë, numri i dytë më i lartë ndonjëherë, me përjashtim të vitit 2016. Çmimi Nobel për Paqe mbart një prestigj të madh ndërkombëtar dhe vlen 994 mijë dollarë.
Nga të nominuarit, 259 janë individë dhe 92 janë organizata. Ky është viti i tetë radhazi me më shumë se 300 të nominuar.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.