Ndahen çmimet ekonomike “Vangjush Gambeta 2022” – Kronika më e mirë televizive shkon për gazetaren e SCAN TV
Roli i gazetarisë ekonomike dhe investigative është thelbësor në rritjen e transparencës së institucioneve shtetërore si dhe në krijimin e një konkurrence të ndershme për bizneset. Në edicionin e 14 të ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarët të mbajtur në Prishtinë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka organizuar një forum diskutimi, mbi ndikimin e medias në fenomenin e infomalitetit.
Ashtu sikurse është bërë traditë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka ndarë edhe çmimet vjetore “Vangjush Gambeta 2022” për gazetarët e ekonomisë. Çmimi për kronikën më të mirë ekonomike televizive të vitit shkoi për gazetaren e SCAN TV, Elisabeta Dosku.
Çmimi për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkuar në Shqipëri iu dha gazetares Esmeralda Topi, për Kosovën gazetares Marigona Brahimi dhe për Maqedoninë e Veriut, gazetarit Xhenur Iseni.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.