Ndikimi i Ndërtimit në Turizëm/ Mane TCI, Mane Development, Green Coast dhe Vlora Marina pjesë e forumit!
Mane TCI, Mane Development, Green Coast dhe Vlora Marina u bënë pjesë e paneleve të diskutimit në edicionin e katërt të Panairit të Ndërtimit “Build & Live Smart Expo 2023”, që fokusohet te inovacionet dhe zhvillimet e fundit në industrinë e ndërtimit në Shqipëri.
Përfaqësuesit e kompanive prezantuan projektet e fundit, teknologjitë e avancuara dhe produktet e reja në tregun e ndërtimit, duke u ndalur veçanërisht te ndikimi i ndërtimeve në sektorin e turizmit.
Gjithashtu, ata u ndalën te praktikat që ndiqen në drejtim të ndërtimit të qëndrueshëm.
Pjesë e panairit të ndërtimit ishin ndërtues, arkitektë, inxhinierë dhe kompani të tjera të lidhura me sektorin e ndërtimit, teksa gjatë diskutimeve përgjatë 3 ditëve të zhvillimit të tij u theksua se ndërtimi i “zgjuar” është gjithmonë e më i rëndësishëm edhe në vendin tonë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.