Në SHBA punësohen më pak persona – Niveli i papunësisë u rrit në tetor duke u regjistruar 3,6%
Punëdhënësit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punësojnë më pak persona në gati dy vjet, si dhe vendosën të rrisin pagat me një ritëm të moderuar, duke sugjeruar një lehtësim të kushteve të tregut të punës. Një gjë e tillë do të lejonte Rezervën Federale që të zhvendoset drejt rritjeve më të vogla të normave të interesit duke filluar nga muaji dhjetor.
Raporti i punësimit i Departamentit të Punës gjithashtu tregoi se papunësia është rritur në një nivel prej 3.6% nga 3.5% në muajin shtator. Rezerva federale konfimoi një rritje të re të normës së interesit me 75 pikë bazë duke shtuar se beteja e saj kundër inflacionit kërkonte që kostot e huamarrjes të rriteshin dhe më shumë.
Por banka qendrore sinjalizoi se mund të jetë pranë një pike lakimi në atë që është kthyer në shtrëngimin më të shpejtë të politikës monetare në 40 vjet.
Listat e pagave jo-bujqësore u shtuan me 200 mijë vende pune muajin e kaluar, pasi u rritën me 263 mijë në shtator, sipas një sondazhi të Reuters. Ky do të ishte fitimi më i vogël që nga dhjetori 2020, kur listat e pagave ranë si pasojë e pandemisë së COVID-19. Vlerësimet varionin nga 120 mijë deri në 300 mijë.
Fitimet e punësimit ndoshta u shpërndanë pothuajse në mënyrë të barabartë midis sektorëve të industrisë, në përputhje me modelet e fundit dhe me industrinë e kohës së lirë. Punësimi në kohën e lirë mbetet nën nivelin e tij para pandemisë me të paktën një milion vende pune. Industritë e ndjeshme ndaj normave të interesit, si aktivitetet financiare, si dhe transporti dhe magazinimi, ndoshta do të humbasin vendet e punës siç ndodhi në shtator. Dhe listat e pagave të qeverisë shihen në rënie të mëtejshme.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.