Në Shqipëri, jo të gjithë vijnë për turizëm – Rekordi i hyrjeve, edhe për qëllime biznesi
Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se turistët e huaj që kanë vizituar vendin tonë në 6 muajt e parë të vitit është 4.8 milionë, nga të cilët 2.2 milionë janë shqiptarë dhe 2.6 janë të huaj.
Sigurisht, pjesa më e madhe e tyre kanë hyrë në Shqipëri për qëllime turistike apo arsye personale.
Megjithatë, ka edhe një pjesë të konsiderueshme të tyre që vijnë për qëllime të tjera.
E nëse analizojmë në mënyrë të detajuar qëllimet e hyrjeve, rezulton se në periudhën janar-qershor të këtij viti, ka një rritje të konsiderueshme të hyrjeve për qëllime biznesi.
Referuar të dhënave të INSTAT, rezulton se gjatë kësaj periudhe, për këtë qëllim, Shqipëria ka 51 mijë e 294 hyrje, duke njohur një rritje me 7 mijë e 503 vizita më shumë sesa periudha janar-qershor 2021.
Ndërkohë, Shqipëria është vizituar më pak për trajtime mjekësore apo për arsye fetare, për të cilat ka një përgjysmim të hyrjeve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.