Nisin shpronësimet për pronarët e prekur nga ndërtimi i segmentit mbikalimi i Fllakës – 43.4 milion lekë për përfituesit
Me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i infrastrukturës dhe energjisë, këshilli i ministrave ka vendosur shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “studim projektim mbikalimi i Fllakës”.
Referuar vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë e llojit “arë”, “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 43 411 546 (dyzet e tre milionë e katërqind e njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzet e gjashtë)lekësh dhe do të përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.