“Nuk ka çrregullime në kursin e këmbimit, leku i fortë” – Raporti i Politikave Monetare/ Flukse të larta eurosh nga turizmi dhe investimet e huaja
Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e fortë e euros në tregun shqiptar i detyrohet presioneve të forta mbiccmuese të lekut, të cilat pasqyrojnë ecurinë pozitive të bilancit të pagesave të vendit gjatë vitit 2022, të diktuara nga sezoni i mirë turistik dhe nivelet e larta të investimeve të huaja direkte.
Por këto presione, sipas raportit të sapopublikuar të politikave monetare nuk janë shoqëruar me çrregullime në treg.
Zhvlerësimi rekord i euros në tregun shqiptar po shihet me shqetësim nga sektorë të ndryshëm nga aktorë të ndryshëm, veçanërisht nga eksportuesit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.