Partnerët e “rinj” tregtarë të Shqipërisë – “Largohen” Italia dhe Gjermania. Më “pranë” me Kosovën dhe Kinën
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së përbejnë peshën kryesore të tregtisë duke zënë kështu 52.7% të saj . Konkretisht në muajin Dhjetor të vitit 2023, eksportet me këto vende zënë 59.6 % të eksporteve gjithsej dhe importet zënë 49.1 % të importeve gjithsej.“Scan Intel” ka përpunuar të dhënat e publikuara nga INSTAT për muajin Dhjetor 2023 për të kuptuar sesi ka ndryshuar tregtia dhe bashkëpunimi me vendet partnere gjatë këtij viti. Meqënësë rritja e çmimeve deformon në një farë mënyre çmimin real analiza do të bëhet bazuar në shifrat në peshë pra të volumeve tregtare sipas secilit shtet.Nëse do të bënim një krahasim të mallrave të eksportuar gjatë muajit Dhjetor 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë , themi se eksportet janë shfaqur në rënie me disa shtete dhe në rritje me disa shtete të tjera.
Në terma vjetorë konkludojmë se rënia e eksporteve ka qenë më e ndjeshme me shtetet si Italia me 11.3%, Spanja me 28.7% dhe Gjermania me 6.8%. Ndërkohë që rritja më e lartë e eksporteve të realizuara është shënuar me vendet si SHBA me 611.9%, Kosovë me 1.8% dhe Greqi me 4%.Nëse bëjmë një analizë vjetore të shkëmbimeve tregtare të vitit 2023 shifrat tregojnë se gjatë këtij viti vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me 10.2% Gjermania me 27.7% dhe Spanja me 19.1 %. Ndërkohë situata paraqitet optimiste pra me rritje të konsiderueshme të eksporteve me vendet partnere si Kosova Greqia dhe Kina. Në vlerë nominale rritjet janë 8.3%, 13.1% dhe 2.7%
Krahas eksporteve edhe importet janë paraqitur në rënie me disa vende partnere. Në muajin Dhjetor të vitit 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve krahasuar me muajin Dhjetor të një viti më pare, janë: Italia me 14.1%, Kina me 14.9% dhe Turqia me 24.5% etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Dhjetor të vitit 2022 janë Gjermania me 5.6%, SHBA me 69,5 %, dhe Mbretëria e Bashkuar me 44.5%, etj.Sipas shifrave partneri ynë kryesor i importit është Italia e cila zë 43% të totalit, 25% të peshës totale e zënë vendet e tjera të BE-së dhe pjesa tjetër ndahet mes vendeve si Greqia, Gjermania, Spanja dhe Austria. Ekzaktësisht themi se 16% e mallrave të importuar ishin nga Gjermania, 13% nga Greqia, 2% nga Spanja dhe 1% nga Austria.
Armela Duka / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.