Plani i ri i rritjes ekonomike për Ballkanin – Rama në Bruksel: Hapi i parë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian
Plani i ri i rritjes ekonomike është hapi i parë që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”. Në ditën e dytë të vizitës në Bruksel, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp mbi ecurinë e punës për këtë plan. Ndërkaq, fjatë fjalës së tyre, ata theksuan rëndësinë e pjesëmarrësjes së vendeve kandidate në Komitetin Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, ku tashmë Shqipëria bën pjesë.
Besoj se kjo përbën shembullin e parë të shkëlqyer se si duhet të parashohim të ardhshmen e afërt dhe se si me gjasë duhet të biem dakord me miqtë tanë të Bashkimit Europian lidhur me qasjet e ndryshme për t’i bërë gjërat së bashku, duke na lejuar ne, vendet kandidate që të jemi pjesë e hapësirave të dialogut, të ndërveprimit dhe bashkëpunimit që kjo organizatë e jashtëzakonshme ofron për të gjithë anëtarët.
Na duhet të angazhohemi për të dëshmuar se edhe pse anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritë, shumë gjëra mendoj se mund t’i bëjmë më përpara për të ndihmuar të integrojmë vendet kandidate në punën tonë e sidomos në këndvështrimin tonë si EESC, si një organizëm i shoqërisë civile për të forcuar e për të fuqizuar shoqërinë civile dhe partnerët socialë në vendet e zgjerimit. Po nisim tanimë një fazë të re sepse ky projekt do të nisë çka nënkupton që premtimet janë vënë në rrugën e duhur. Presim me padurim që të punojmë me ju, me vendet në procesin e zgjerimit dhe jam i bindur që ju mund të sillni nisma dhe këndvështrime e pikëpamje të reja në vendet në prag të zgjerimit në BE, pra nuk është vetëm një drejtim njëkahësh.
Rama kërkoi që kjo praktikë duhet të ndiqet edhe nga Komisioni apo parlamenti europian. Gjatë konferencës, kreyeministri u pyet edhe për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, dhe sipas tij ajo nuk bie ndesh me qëndrimin e Bashkimin Europian për migracionin Plani i ri Rritjes për Ballkanin Perëndimor bazohet në katër shtylla kryesore, të cilat synojnë: Rritjen e integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian, nxitjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Tregut të Përbashkët Rajonal, përshpejtimin e reformave themelore, si dhe rritjen e asistencës financiare për të mbështetur reformat përmes një Mekanizmi të Reformave dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.