“Proces i përshpejtuar për integrimin në BE” – Komisioni i Stabilizim-Asociimit/ Hasani: Rajoni ka nevojë për vendimmarrje të guximshme
Shqipëria ka nevojë për për qasje që ndihmojnë në zhvillimin e një procesi më të besueshëm dhe më të parashikueshëm anëtarësimi në Bashkimin Europian, çka i shërben ruajtjes së ritmit të reformave, forcimit të mbështetjes qytetare ndaj procesit, por edhe përmbylljes në një kohë optimale të një procesi që vazhdon prej gati dy dekadash.
Kështu është shprehur Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili mori pjesë në takimin e 17-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Ministri Hasani ku vlerësoi mbështetjen institucionale që Parlamenti Evropian ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite, për përparimin në rrugën e integrimit evropian.
“Vlerësoj faktin që BE-ja e ka shtuar fokusin e saj tek gjeopolitika dhe elementi i sigurisë, sidomos pas vendimeve që e kanë përforcuar perspektivën evropiane të vendeve të Partneritetit Lindor, por nga ana tjetër shprehh keqardhjen që Këshilli i Dhjetorit të vitit 2023 nuk arriti t’i përgjigjet pozitivisht pritshmërive të Shqipërisë për të hedhur hapin më të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit, nisjen e negociatave për grupkapitullin e “themeloreve”. Realitetet gjeopolitike në Rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë sjellë nevojën për vendimmarrje të guximshme, të pandikuara nga përpjekjet për politizim të procesit për interesa të momentit”.
Gjatë takimit u diskutua rreth Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të propozuar nga Komisioni Evropian, si mjeti më efikas me të cilin rajoni do të filloje të përfitojë gradualisht akses më të zgjeruar në tregun e vetëm të BE-së, si dhe do të zvogëlojë hendekun zhvillimor ekonomik mes tij dhe BE-së.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.