Pronarët e SUV do paguajnë 18 euro për parkim – Parisi trefishon tarifat. Objektivi, transformimi në qytet biçikletash
Parizienët votuan në një referendum të dielën në favor të nënshtrimit të pronarëve të automjeteve SUV ndaj një rritjeje të trefishtë të tarifave të parkimit, ndërsa kryeqyteti francez vazhdon me planet afatgjata për t’u bërë një qytet plotësisht i lëvizshëm për biçikleta.
Rreth 54.5% e parizienëve votuan në favor të masës, ndërsa 45.5% e kundërshtuan atë. Vetëm 5.7% e qytetarëve kanë marrë pjesë në referendumin e thirrur nga bashkia, sipas rezultateve zyrtare.
Referendumi i së dielës, i cili erdhi më pak se një vit pasi banorët e qytetit votuan vitin e kaluar për ndalimin e skuterëve elektronikë, synon të trefishojë tarifat e parkimit për makinat prej 1.6 ton deri në më shumë në 18 euro në orë, për të dekurajuar përdorimin e automjetev të mëdha dhe ndotëse. Tarifa e re do të zbatohet edhe për makinat elektrike prej 2 ton e më shumë.
Nën drejtimin e kryebashkiakes socialiste Anne Hidalgo, rrugët e Parisit janë transformuar, me 84 km korsi për biçikleta që janë krijuar që nga viti 2020 dhe një rritje prej 71% në përdorimin e biçikletave midis fundit të bllokimeve të COVID-19 dhe 2023, sipas shifrave të bashkisë. Megjithatë, ndryshimet kanë zemëruar drejtuesit e automjeteve.
Lobi i drejtimit të automjeteve “40 milionë automobilistë” nisi një peticion për të mbështetur lirinë e shoferëve për të përdorur cilindo mjet që ata duan. SUV-et janë bërë gjithnjë e më popullorë në Francë, në veçanti nga familjet.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.