Protestat e fermerëve nga Europa në Indi – Qeveritë premtojnë më shumë para, BE tërhiqet nga ‘rregullat’
“Ai që mbjell pakënaqësi korr zemërim”, shkruanin në postera fermerët francezë që së fundmi bllokuan Parisin me traktorët e tyre në pankartat e tyre. Lista e tyre e ankesave është e gjatë: kosto në rritje, burokraci e rëndë, rregullore të reja sipas ‘marrëveshjes së gjelbër’ dhe konkurrencë e pandershme nga prodhuesit jo-BE. Fermerët kanë një histori të gjatë pakënaqësie, por ajo që është e ndryshme këtë herë është shkalla dhe ndikimi i mundshëm në një vit përballjesh vendimtare zgjedhore nga BE në Indi dhe SHBA.
Politikëbërësit po përpiqen të qetësojnë kultivuesit, ndërsa kundërshtarët, nga Donald Trump tek e djathta ekstreme në Europë, po përpiqen të përfitojnë nga zemërimi i tyre si pjesë e një lufte më të gjerë kulturore të përqendruar në shpejtësinë e tranzicionit ekonomik dhe social në përgjigje të ndryshimeve klimatike. Antëerp, një nga portet më të mëdha të kontejnerëve në Evropë, u godit rëndë pasi qindra fermerë me traktorë bllokuan rrugët, duke kërkuar paga dhe kushte më të mira pune. Traktorët që bllokuan Parisin më 26 janar ishin një tjetër demonstrim i pakënaqësisë. Një javë më vonë, traktorët bllokuan Brukselin përpara samitit, ndërsa protesta tronditën gjithashtu Gjermaninë, Italinë, Spanjën, Zvicrën, Rumaninë dhe Poloninë. Në SHBA, fermerët ankohen se po fshihen nga korporatat e mëdha. Dhe në Indi, e cila mbështetet te miliona fermerë të vegjël për të ushqyer veten, Nju Delhi u “mbyll” nga protestat masive, pavarësisht subvencioneve të kryeministrit Narendra Modi përpara zgjedhjeve.
“Mund të jetosh pa një makinë elektrike dhe një celular, por nuk mund të jetosh pa fermerët dhe ushqimin që ata prodhojnë” thonë protestuesit. Këtë e dinë mirë zyrtarët. Në javët e kaluara, BE-ja u tërhoq në ambiciet e saj bazë mjedisore për bujqësinë. Dhe në Francë, prodhuesi kryesor i BE-së, qeveria premtoi më shumë para për fermerët. Në letër, kontributi i bujqësisë në ekonominë botërore është i vogël në krahasim me shërbimet dhe industrinë. Ai përfaqëson më pak se 2% të PBB-së në BE dhe vetëm 1% në SHBA, ndërsa punëson rreth 3% të fuqisë punëtore në vendet me të ardhura të larta. Por ka më shumë jehonë në një kohë shqetësimi për furnizimet dhe çmimet ushqimore. Sigurimi i ushqimit të përballueshëm për popullsinë në rritje është kritik pasi ndryshimet klimatike godasin të korrat, lufta bllokon hyrjen në rrugët e eksportit dhe vendet ngrenë barriera tregtare.
Fermerët në mbarë botën thonë se tani janë të mbingarkuar nga burokracitë dhe kostot në rritje kur rreth 38% e tokës kultivohet në Europë dhe rreth gjysma në SHBA. Kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë marrë ndihmë financiare ndër vite. Blloku ka shpenzuar 2.5 miliardë euro për masat që lidhen me mbështetjen e fermerëve që nga viti 2014 dhe ka ndarë deri në 270 miliardë euro për fondin e tij masiv bujqësor në 2023-2027, rreth një e treta e buxhetit të përbashkët të BE-së.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.