Greqi, investimet në sektorin e hotelerisë: 3 miliardë euro në 2023 – Bankat greke, kredi prej 10 miliardë euro për bizneset e turizmit
Në situatën aktuale të normave të larta të interesit, bankat në Greqi po shfrytëzojnë burimet e Fondit të Rimëkëmbjes, me kontrata mbi 1 miliard euro të drejtuara për projekte hotelerie, duke siguruar kredi me interesa të ulëta.
Investime të rëndësishme të vlerësuara në 3 miliardë euro janë kryer në sektorin e hotelerisë në vitin 2023, vit në të cilin ka vazhduar përmirësimi i produktit turistik në Greqi, si dhe trendi rritës i përmasave të sektorit.
Bankat greke kanë marrë përsipër pjesën më të madhe të financimit të bizneseve turistike, me një portofol prej 10 miliardë eurosh, që është afërsisht 14% e totalit të financimit të tyre. Ato kanë mbështetur gjithashtu iniciativat zhvillimore të sektorit, në një moment që sot gjithnjë e më shumë projekte të mëdha hoteliere financohen me struktura financimi projektesh, duke kërkuar njohuri të rëndësishme dhe përgatitje të planeve të detajuara biznesi nga ana e klientëve.
Konsiderohet jashtëzakonisht pozitive që vitet e fundit gjithnjë e më shumë kompani hoteliere po vazhdojnë të forcojnë qeverisjen e tyre korporative, ndërkohë që shihen edhe kompani të vogla dhe të mesme të zonës duke forcuar stafin e tyre ekzekutiv me drejtues të specializuar në fushën e menaxhimit financiar, shitjeve, marketing dhe burime njerëzore.
Ekspertët theksojnë se financimet pavarësisht mungesës së një kuadri të standardizuar në sektorin e hotelerisë, do të forcohen vazhdimisht dhe do të çojnë në përshtatjen e funksionimit të njësive hoteliere me praktika, të tilla si përmirësimi dhe kursimi i energjisë, respektimi dhe minimizimi i barrës mbi mjedisin dhe nxjerrja në pah e trashëgimisë dhe produkteve lokale.
Pavarësisht perspektivës pozitive të sektorit, mbeten sfida të rëndësishme në gjetjen dhe mbajtjen e stafit të kualifikuar, sistemin veçanërisht kohë dhe të komplikuar të licencimit për investime të reja dhe mungesën e infrastrukturës së përshtatshme, si furnizimi me ujë, kullimi, energjia elektrike dhe objektet portuale në një sërë destinacionesh turistike, duke rezultuar në degradimin e produktit turistik.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.