Zbulimi: Qipro do të prodhojë gazin e tij – Ministria e energjisë: Proçesi fillon në vitin 2026!
Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë së Qipros deklaroi se edhe vendi ishull synon të marrë pjesë në projektin e prodhimit të një kablloje të fortë elektrike, e cila duhet të lidhë Mesdheun Lindor me Europën kontinentale, sipas raportimeve të Reuters.
Qipro shpalli zbulimin e parë të gazit në vitin 2011, i cili u aktualizua në vitin 2022 në partneritet mes kompanive italiane Eni dhe franceze Total Energies dhe me shumë gjasa do të jetë i pari në këtë drejtim. Autoritetet vendase shprehen se pritshmëritë janë për fillimin e 2027 – ës. Projekti, i njohur si ‘Kronos’, ka rreth 2.5 trilion metra kub gaz.
Që nga viti 2007, Qipro ka lëshuar licencë kërkimi për gjetjet e 13 blloqeve të kërkimit në det të hapur rreth jugut të ishullit dhe ka gjetur gaz natyror në pesë puse, me rreth 17-18 trilion metra kub gaz, më shumë se konsumi vjetor i Europës.
Mediat raportojnë se prodhimi i gazit dhe lidhja me tregjet energjetike jashtë vendit mund të ndryshojnë situatën në vendin – ishull, si dhe në vende të tjera të Europës Jugore, të cilat po përpiqen të reduktojnë varësinë nga furnizimet ruse, të cilat u ndërprenë pas fillimit të luftës.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.