Pse Gjermania po përballet me mungesë kronike mjekësh?!
Gjermania konsiderohet nga shumë njerëz si një vend efikasiteti. Njerëzit në vende të tjera shpesh supozojnë se trenat gjermanë nisen në kohë, interneti funksionon me një shpejtësi normale dhe sistemi i kujdesit shëndetësor është i përsosur. Por për këta të fundit të paktën të dhënat tregojnë se e kanë gabim.
Dhjetori pa një mbyllje të shumë praktikave të mjekëve në të gjithë Gjermaninë, pasi shumë dolën në grevë për të protestuar për përkeqësimin e kushteve të punës.
Por nuk janë vetëm mjekët gjermanë që janë të zemëruar; mjekët sllovenë dhe portugez gjithashtu janë larguar nga puna. Në Itali, mjekët dhe infermierët protestuan në dhjetor. Dhe në janar, mjekët e rinj britanikë filluan veprimin e tyre më të gjatë industrial në historinë e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (NHS).
Problemet e kujdesit shëndetësor të Gjermanisë vijnë pasi qeveria e saj e koalicionit përballet me një sërë çështjesh të brendshme, duke përfshirë grevat e fermerëve, një ekonomi të ngadaltë dhe një kërcënim në rritje nga e djathta ekstreme.
Ministri gjerman i shëndetësisë Karl Lauterbach u takua me anëtarët e shoqatës mjekësore për të dëgjuar shqetësimet dhe për të bërë një plan konkret në janar. Por shumë nga ata profesionistë janë skeptikë se gjërat do të ndryshojnë.
Rreth 80,000 mjekë në Gjermani janë mbi 60 vjeç. Shumë mjekë shprehin shqetësimin se kur të dalin në pension, gjetja e një pasuesi të praktikave të tyre do të jetë një punë shumë e vështirë.
Kushtet e punës për mjekët po bëhen të padurueshme për shumë mjekë. Sistemi mjekësor ka nevojë urgjente për reformë, por të gjithë mjekët ishin pesimistë për të ardhmen e mjekësisë në Gjermani.
Studentët e mjekësisë zakonisht shkojnë në vende të tjera duke përfshirë Danimarkën, Suedinë dhe Zvicrën sepse kushtet e punës janë më të mira – duke përfshirë orë më të shkurtra për paga më të larta.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.