Qeveria, 5.46 miliardë euro kredi të huaja – Eurobondet “delja e zezë” e borxhit, zënë 32.9 % të totalit
Stoku regjistrit të kredive shtetërore të Shqipërisë, të marra nga institucione ndërkombëtare, në fund të Shtatorit 2022 regjistrohet në 5.46 miliardë euro. Referuar treguesve të borxhit të publikuara nga Ministria e Financave, detyrimet kreditore fillojnë nga viti 1999 dhe afati i fundit i shlyerjes për kreditë e marra deri me tani është dhjetori i 2049-ës.
Por si ndahet pesha e borxhit sipas institucioneve kredimarrëse? Shifrat e përpunuara nga SCAN TV, nxjerrin në pah se Ministria e Financave dhe Ekonomisë mban peshën më të lartë të kredive të marra e cila regjistrohet në rreth 59 për qind, e ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës me 23.8 për qind, ky të dyja së bashku përbëjnë 82.8 për qind të totalit të këtij borxhi. Ndëkrohë një peshë prej 5.3 për qind mban dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa pjesa e ndahet ndër institucionet e tjera.
Ndërsa i takon peshës së vlerës së kredive të marra në raport me totalin, ajo kryesohet sërish nga Ministria e Financave, ku 32.92 për qind të tototalit e zënë tre Eurobondet e marra nga qeveria në formë mbështetje për buxhetin përgjatë vitit 2018, 2020 dhe 2021.
Ndërkohë 4 për qind e zë financimi për rrugën Tiranë-Elbasan, i marrë nga Ministria e Infrastrukturës, 14.12 përqind janë financime të dhëna nga FM, Këshilli i Europës dhe Deutsche Bank për Ministrinë e Financave, ndërkohë që një përqindje të konsiderueshme zë edhe financimi për rrugën Qukës-Qafë Plloçë me 2 për qind dhe reforma në sektorin e energjisë elektrike me 1.8 përqind. E ndërkohë që Eurobondet përbëjnë vlerën më të lartë të kontratave kredimarrëse, qeveria parashikon që sërish të dalë në tregjet ndërkombëtare në fillom të vitit 2023 për të emetuar një Eurobond të ri me vlerë 500 milonë euro.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.