Rehabilitohet segmenti rrugor Fier-Vlorë – Balluku: Shkurtohet 5 km! Rruga e vjetër, brenda standardeve
Edhe një tjetër rrugë e rehabilituar do të jetë në dobi të turistëve të cilët duan të pushojnë në Vlorë.
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ka kryer inspektime në punimet e kryera për rrugën e vjetër Fier-Vlorë. Sipas Ballukut ky segment që lidh dy qytete shkurton 5 km rrugë dhe lehtëson trafikun.
Në shërbim të turizmit në Vlorë po punohet me hapa të shpejtë edhe në ndërtimin e aeroportit. Por kjo rrugë do i shërbejë dhe banorëve duke qenë se është një zonë e banuar.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.