Rënia e prapritur e çmimeve të ushqimeve – Parashikimet u përkthyen në tarifa dhe spekulime jashtëzakonisht të larta globale
Gati gjashtë muaj pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, inflacioni po shkakton ende probleme të mëdha për tregjet globale, qeveritë dhe familjet, me çmimin e gazit natyror që ka arritur nivele të reja rekord. Por, paradoksi është se kanë nisur disa lehtësime, ku çmimet e drithrave dhe naftës janë rikthyer në nivelet e paraluftës.
Rusia dhe Ukraina janë superfuqi bujqësore, pasi deri para luftës ato ishin respektivisht eksportuesit e parë dhe të pestë më të mëdhenj të grurit dhe dy eksportuesit më të mëdhenj të vajit të lulediellit në botë. Nga frika e ndërprerjeve të eksporteve të lidhura me luftën, çmimet e ushqimeve do të rriteshin më pas në shkurt dhe mars.
Tashmë duket se më e keqja duket se është shmangur. Javën e kaluar, kontratat e së ardhmes së grurit në Çikago për dorëzimin e dhjetorit ranë në 7,70 dollarë për shinik. Ky është një çmim në nivelet e shkurtit, dhe më ulët se 12,79 dollarë ku ishte tre muaj më parë. Edhe çmimi i misrit është rikthyer në nivelet e paraluftës. Në të njëjtën kohë, vaji i palmës ka rënë edhe më poshtë se sa ishte përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën.
Kjo rënie e çmimeve është pjesërisht për shkak të marrëveshjes së grurit, e cila tani i lejon anijet të lundrojnë të sigurta nga Odessa. Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, Rusia nuk përballet me asnjë problem me eksportet e saj. Në vend të kësaj, për 2022-2023 do të arrijë një rekord prej 38 milionë ton në eksportet e grurit, gati 2 milionë ton më shumë se vitin e kaluar.
Prodhimi i këtij viti ka performuar më mirë sesa pritej, falë kushteve të mira atmosferike, ndërsa ka kërkesë të lartë nga importuesit tradicionalë në Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Azi. Madje, disa shkojnë deri aty sa thonë se shqetësimet e shprehura fillimisht për mungesat e mundshme ishin të ekzagjeruara. Në tregje, këto parashikime u përkthyen në çmime dhe spekulime jashtëzakonisht të larta globale.
Megjithatë, rënia e çmimeve nuk do të ndihet menjëherë nga konsumatorët. Kjo pasi çmimet janë kthyer në nivelet e para luftës në dollarë, por jo në monedha të tjera. Dollari është rritur këtë vit pasi Fed ka rritur normat e interesit me një ritëm të shpejtë. Kjo ka një ndikim në vendet më të varfra, lira turke ka rënë 25% kundrejt dollarit këtë vit dhe paundi egjiptian 18%. Këto dy vende janë ndër tre importuesit më të mëdhenj të grurit në botë.
Për më tepër, çmimet e ushqimeve gjithsesi ishin në nivelet më të larta historike para luftës dhe askush nuk e di se kur do të rriten përsëri. Pjesë të mëdha të botës janë prekur nga thatësira, e cila nga ana tjetër ndikon te të korrat. Në të njëjtën kohë, çmimet e fertilizuesve mbeten shumë të shtrenjta. Për shembull, çmimi i uresë, një material që përdoret në plehrat nitrat, është 680 dollarë për ton, ndërsa vitin e kaluar kushtoi 400 dollarë. Kjo rritje vjen si pasojë e shtrenjtimit të çmimit të gazit natyror, që është pjesë përbërëse e shumë plehrave.
Me çmimet e karburanteve në Europë që thyejnë një rekord, ka të ngjarë të ketë shumë surpriza të tjera të pakëndshme në të ardhmen.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.