Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan blihet sot me 95.6 lekë dhe shitet me 96.5 lekë në raport me dje duke regjistruar kështu një zbritje të lehtë të kuotës.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është blerë sot me 103.4 lekë dhe është shitur me 104.1 lekë duke u dobësuar disi nga dita e djeshme.
Franga zvicerane edhe ajo ka pësuar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm në raport me dje teksa blihet sot me 108 lekë dhe shitet me 109 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik gjithashtu është dobësuar sot duke u blerë me 120.3 lekë dhe duke u shitur me 121.3 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.