Brexit godet rëndë kompanitë e ushqimeve – Eksportet regjistrojnë një kosto shtesë prej 170 milionë paund
Bizneseve ushqimore të Mbretërisë së Bashkuar që dërgojnë produkte në BE iu është dashur të paguajnë 170 milionë paund shtesë në kostot e eksportit për shkak të burokracive të shkaktuara nga Brexit, me ndryshimet e përshkruara si katastrofike për disa eksportues.
Të dhënat tregojnë se në tre vitet që nga largimi nga tregu i përbashkët evropian, eksportuesve të ushqimeve me origjinë shtazore iu është dashur të paguajnë shuma të mëdha për të siguruar certifikimin nga veterinerët përpara se të dërgojnë dërgesat e tyre.
Vetëm në 12 muajt e fundit, eksportuesit kanë paguar më shumë se 58 milionë paund. Kostot shtesë kanë rezultuar në një rënie të mprehtë të eksporteve, veçanërisht midis prodhuesve më të vegjël, me vlerën e produkteve të mishit të dërguara në BE me 17% që nga viti 2019.
Pasi Mbretëria e Bashkuar u largua zyrtarisht nga tregu i përbashkët në janar 2021, BE-ja bëri një kërkesë për eksportuesit e ushqimeve me origjinë shtazore që të kenë veterinerë të kontrollojnë dërgesat dhe të nënshkruajnë certifikatat shëndetësore të eksportit – EHC përpara se ato të dërgohen. Mbretëria e Bashkuar mori masa reciproke muajin e kaluar, duke rritur frikën se disa eksportues të BE-së mund të braktisin eksportin në vend për shkak të kostove shtesë dhe burokracisë.
Që nga dhjetori 2020, muaji para se Mbretëria e Bashkuar të largohej nga tregu i vetëm, më shumë se 852.000 çertifikata janë kërkuar nga eksportuesit, sipas analizës nga Grupi i Punës për Çertifikimin Sanitar dhe Fitosanitar, i cili bashkon organet tregtare si Konsorciumi i Prodhimit të Freskët, Dairy UK dhe Shoqata e Transportit Rrugor.
Këto përfshijnë certifikatat për peshkun dhe produktet e peshkut, bagëtinë, mishin dhe produktet e qumështit. Grupi llogariti se këto certifikata, që kushtojnë rreth 200 paund, kanë grumbulluar më shumë se 170 milionë paund në kosto të shtuar për eksportuesit gjatë tre viteve të fundit.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.