Rikthehet optimizmi në tregun e kriptomonedhave – BlackRock, Nasdaq dhe SEC takohet për të diskutuar ETF-të
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, me bitcoin që është ngjitur sërish në mbi 43,000 dollarë ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 2,230 dollarë. Tregu vijon të karakterizohet nga optimizmi se rregullatorët në Shtetet e Bashkuara do të miratojnë në fillim të janarit fondet e para të tregtuar në shkëmbim në bitcoin (ETF).
Përfaqësuesit e BlackRock, Nasdaq dhe Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve u takuan për herë të dytë brenda një muaji, për të diskutuar ndryshimet e rregullave që janë të nevojshme për të listuar fondin e tregtuar në shkëmbim të bitcoin, sipas një memorandumi të publikuar. “Diskutimi kishte të bënte me ndryshimin e rregullit të propozuar nga NASDAQ Stock Market LLC për të listuar dhe tregtuar aksionet e iShares Bitcoin Trust sipas”, thuhet në memorandumin e publikuar për mediat.
Rregulli 5711(d) i Nasdaq përcakton kritere specifike dhe udhëzime rregullatore për listimin dhe tregtimin e aksioneve në Nasdaq, dhe duke detajuar kërkesat për listimin fillestar dhe të vazhdueshëm, së bashku me masat e mbikëqyrjes dhe pajtueshmërisë, për të siguruar integritetin dhe mbrojtjen e tregut, ndaj aktiviteteve mashtruese.
Kreu i kompanisë MicroStrategy, Michael Saylor, deklaroi në një intervistë për Bloomberg se miratimi i ETF-ve në bitcoin mund të jetë zhvillimi më i madh në Wall Street në 30 vitet e fundit, që mund të sjellë një rritje të konsiderueshme të kriptomonedhës në vitin 2024, për shkak të rritjes së kërkesës dhe ofertës së kufizuar. Në lidhje me të ardhmen, një sërë katalizatorësh dhe të dhënat historike mund të sugjerojnë se bitcoin (BTC) mund të rritet deri në 160,000 dollarë në vitin e ardhshëm.
Kërkesa në rritje pas miratimit të fondeve ETF, përgjysmimi që pritet të ndodhë në prill dhe rritja e tregjeve të aksioneve si rezultat i uljes së interesave, mund të nxisin çmimet e bitcoin në të paktën 50,000 dollarë në afatshkurtër dhe në mbi 150,000 dollarë deri në fund të 2024.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.