Rusia përjashton vezët nga detyrimet e importit – Çmimet vazhdojnë të rriten, pakësohen rezervat
Importet ruse të 1.2 miliardë vezëve do të përjashtohen nga detyrimet për gjashtë muajt e parë të vitit 2024, për të ndihmuar në frenimin e çmimeve pasi disa dyqane kanë mungesë të furnizimeve.
Çmimet e vezëve janë rritur më shumë se 40% deri më tani këtë vit dhe raftet bosh të vezëve janë një realitet në disa supermarkete në Moskë. Vezët mbeten gjerësisht të disponueshme në internet dhe jo të gjitha dyqanet janë prekur. Sipas autoriteteve vendimi do të ndihmojë në afat të shkurtër për të balancuar tregun e brendshëm të vezëve dhe për të siguruar rritjen e ofertës. Masa do të zbatohet nga 1 janari deri më 30 qershor.
Importet mund të vijnë nga ‘vendet mike’, që do të thotë ato që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për konfliktin në Ukrainë. Ministria e bujqësisë tha se furnizimet e importuara do të ndihmonin në stabilizimin e çmimeve. Rusia është përballur me inflacion të lartë pas një rritjeje dyshifrore në vitin 2022. Çmimet për vezët janë rritur me 42.4% që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave nga shërbimi federal i statistikave Rosstat.
Në qytetin jugor të Belgorodit, blerësit pritën në radhë për vezë në një treg ku 10 vezë ishin në dispozicion për 65 rubla – 0.72 dollarë në krahasim me çmimin e supermarketit prej më shumë se 150 rubla – 1.67 dollarë. Qytetartë janë të detyruar të shohin për opzione të tjera, pasi vezët janë një produkt që duhen për dietën e përditshme. Disa banorë të Belgorodit kanë grumbulluar vezë dhe i kanë shitur ato me çmime më të larta.
Prodhimi i vezëve ra 1.3% nga viti në vit në tetor. Disa konsumatorë që kalojnë nga pula te vezët si burim proteinash përballë rritjes së çmimeve mund të kenë ndikuar në rënien e furnizimeve. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë javën e kaluar tha se kishte takuar organe të ndryshme federale për të diskutuar çmimet e vezëve dhe u zotua se rritja e pajustifikuar e çmimeve do të frenohej.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.