Sa kompani amerikane ka në Shqipëri? – Sektorët ku operojnë, nga shërbimet e konsulencës te pasuritë e patundshme
Prezenca e kompanive amerikane në vendin tonë është rritur ndjeshëm, kjo për shkak të marrëdhënieve të mira në nivel politik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por nga ana tjetër edhe të potencialeve që ofrojnë fusha të ndryshme të ekonomisë për investim.
Referuar të dhënave zyrtare, në Shqipëri operojnë në total 90 kompani në pronësi të shtesave amerikane apo në bashkëpronësi me shtetas shqiptare të cilat janë të shtrirë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Sektorët ku shtrihen këto kompani janë Shërbime këshilluese ligjore dhe profesionale; shërbime softuerikë dhe IT, tregti dhe distribucion, organizata jo fitimprurëse; hoteleri dhe turizëm, shëndetësi dhe farmaci; ndërtim dhe pasuri të patundshme; prodhim i pijeve dhe ushqim; energji, naftë dhe gaz; media telekomunikacion dhe internet; industria automotive; industria e metaleve dhe miniera; logjistike dhe transport, call center dhe agrikulture e sektori i peshkimit.
Në vizitën që bëri në Shqipëri sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken paralajmëroi se do të ketë një shtim të kompanive amerikane dhe se fokusi i tyre është kryesisht në sektorin e energjisë; konkretisht përmes investimeve në energjinë hidrike, atë të erës dhe të diellit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.