Sa kushton të kurohesh për shëndetin mendor? – Psikologia: Kostot variojnë nga 3-5 mijë lekë seanca
Në media e më gjerë është publikuar rasti i një 35-vjeçari i cili ka pasur probleme të shëndetit mendor, e ndërsa monitoronte me kamera në çdo ambient të shtëpisë gruan, nënën e fëmijët. Në Shqipëri ende shihet si tabu kurimi i shëndetit mendor, e rastet janë të shumta që edhe pamundësia ekonomike arrin në degjenerim të situatave.
Por duke e parë nga ana financiare, sa kosto ka një person i cili kurohet dhe ndjek terapi për shëndetin mendor?
“Për çdo pacient që neve kemi, që troket dhe ndjen nevojën e domosdoshme për të pasur një seancë psikologjike, atëherë ka një plan pune. Ky pacient që referohet nga dikush ose nga vetë nevojat e tij, ka një plan të strukturuar me gjithë procesin psikologjik, psikoterapeutik që ai do të marri. Kosto reale, minimale është 3 mijë lekë të reja dhe varion deri në 5 mijë lekë të reja ose diçka edhe më tepër. Rregtulli i psikoterapisë kudo në të gjithë botën por edhe këtu në vendin tonë ofrohet një seancë në javë. Praktikisht 4 seanca në muaj.”
Sipas psikologes, aktualisht janë qëndra të trajtimit pa pagesë në rast se ka individë të cilët nuk i përballojnë kostot financiare.
“Vlen të theksohet se qëndrat e shëndetit mendor ofrojnë shërbim psikologjik për pacientët sipas gjithë dimensionit dhe nevojave që pacienti realisht ka”.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.