Sërish rritje për Dollarin, Frangën dhe Paundin – Çfarë po ndodh me monedhën europiane?
Dollari amerikan ka shënuar sërish edhe sot një rritje të vlerës krahasuar me ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 93.8 lekë dhe është shitur me 94.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq monedha europiane ka vijuar edhe këtë të enjte të mos regjistrojë lëvizje të ndjeshme të kuotës duke u blerë sot me 101.1 lekë dhe duke u shitur me 107.8 lekë nga dita e mërkurë.
Franga zvicerane sakaq ka pasur edhe ajo rritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 106.8 lekë dhe duke u shitur me 107.8 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik është forcuar ndjeshëm këtë mëngjes duke u blerë sot me 117.8 lekë dhe duke u shitur me 118.8 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.