Sesion i qetë për bursat europiane – Aksionet e Nokia, në rënie me mbi 3%
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po e cilësojnë një sesion pauze, pas fitimeve të realizuara në sesionet e kaluara për shkak të optimizmit se bankat qendrore do të ulin normat e interesit në vitin 2024. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie me 0.3%, ndërsa sektori minerar kryeson humbjet, në rënie me mbi 2% dhe sektori i naftës dhe gazit, në rënie me 1.8%.
Perspektiva e uljes së normave të interesit, bëri që indekset kryesore në Ëall Street të realizojnë fitimet më të mëdha mujore që nga tetori i vitit 2022. Vrulli në rritje vijoi, pavarësisht se shefi i Rezervës Federale, Jerome Poëell, u përpoq të zbuste pritshmëritë e tregut për uljen e normave të interesit.
Ai argumentoi gjatë nëntorit, se ishte e parakohshme të besohej se politika monetare ishte mjaftueshëm kufizuese. Ndërkohë, edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një performancë mikse në sesionin e parë të javës.
Për sa i përket korporatave, aksionet e Nokia kanë rënë me më shumë se 3% në sesionin e sotëm, për shkak të lajmeve se kompania mund ta heqë ofruesin finlandez të rrjetit celular nga lista e saj e shitësve. Tregjet e aksioneve janë përballur me një mjedis miks gjatë këtij viti, por ka pasur disa sektorë që kanë ofruar mundësi të mira investimi.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.