Shpallet rezultati në Vorë – Blerim Shera zgjidhet kryebashkiaku i ri
Referuar të dhënave të publikuara nga KQZ është bërë me dije se fituesi i zgjedhjeve të 14 majit në Bashkinë e Vorës pas numërimit elektronik, rezulton Blerim Shera, kandidat i Partisë Socialiste.
Kandidati socialist, Blerim Shera ka marrë 8533 vota, ndërsa kandidati i opozitës, Indrit Hoxha ka marrë 2978 vota.
Sipas të dhënave rezulton se, në këtë bashki kanë votuar 42.10 për qind e qytetarëve nga 30.822 në total.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.