Shqipëria, “magnet” jo vetëm për pushime, por edhe për biznes – INSTAT: Rritje me 64 % e vizitave për qëllime biznesi dhe profesionale
Shqipëria është kthyer në një ‘magnet’ për turistët. Shifrat e instat tregojnë një rritje edhe më të fortë të numrit të vizitorëve këtë vit në krahasim me vitin e kaluar që në vetvetë ishte rekord.
Por të dhënat e Instat tregojnë edhe një element tjetër. Shqipëria nuk po vizitohet vetëm për potencialin natyror që ka por edhe për potencialin e investimit që paraqet.
Përtej potencialin natyror që ka vendi, një potencial tjetër që po vlerësohet është edhe ai i investimit, ku në muain mars të këtij viti, 24 mijë e 770 individë e kanë vizituar Shqipërisë për biznes dhe qëllime profesionale.
Ndërkohë, numri i personave që e kanë vizituar Shqipërinë për këto qëllime në 3 mujorin janar-mars 2024 është 45 mijë e 989, me një rritje me 64 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.