Shqiptarët ushqehen me borxhe – Mishi, produkt “luksi” në këtë fillim viti!
Ky fillim viti ka nisur përsëri me përgjysmim të konsumit. Qytetarët shqiptarë po shpenzojnë më pak dhe kryesisht për produkte bazike të shportës.
Dhe aktualisht mishi po konsiderohet si një produkt ‘luksi’. Pavlin Dodaj tha për Scan Tv se në këto 10 vite në dyqanin e tij është hera e parë që përgjysmohet shitja dhe ata pak klientë që janë ende fuqi blerëse, blejnë mishin më të lirë.
Pavarësisht dëshirës për t’i dhënë ushqime me listë qytetarëve, shitësit ndihen të pasigurt. Në një vëzhgim që Scan Tv realizoi, disa nga dyqanet ushqimore nuk japin më produkte me listë sepse për shkak të gjendjes ekonomike nuk i merrnin më mbrapsht pagesat.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.