Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë relativisht mirë pasi ka regjistruar një rritje nga dita e djeshme edhe pse shfaqet këtë mëngjes në të kuqe teksa blihet sot me 93.7 lekë dhe shitet me 95.6 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane e ka mbyllur kë5të javë negativisht pasi duket se ka pësuar zbritje nga një ditë më parë duke u blerë sot me 103.4 lekë dhe duke u shitur me 104.8 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu duket de ka shënuar një rënie nga dita e enjte duke u blerë mëngjesin e kësaj të premte me 106.8 lekë dhe duke u shitur me 108.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik edhe pse pati një rikuperim të lehtë gjatë kësaj jave duket se dhe ai e ka mbyllur në kuotë rënëse këtë javë duke u blerë këtë të premte me 119 lekë dhe duke u shitur me 121 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.