“Ujësjellësi i Durrësit po arrin objektivat”, Kovaçi: Projekti i ri do të ndërtojë gjithë rrjetin e ujësjellësit të qytetit
“Pavarësisht se kostot janë shtuar si pasojë e shkrirjes së ndërmarrjeve të vogla, Ujësjellësi i Durrësit po arrin objektivat”, është shprehur kreu i këtij institucioni Spartak Kovaçi në një intervistë për Scan Tv.
“Me formimin e shoqërisë së re, janë mbartur të gjithë detyrimet e shoqërive të vjetra. Ne nga janari deri më sot kemi paguar rreth 330 milionë lekë të reja, që janë paga, sigurime shoqërore, dhe detyrime të tjera të mbartura nga shoqëritë e vejtra. Përveç problematikës që ka ujësjellësi i Durrësit, pasi i ka burimet shumë larg, rreth 50-55 km larg, ka një shpenzim të energjisë elektrike shumë të lartë, po ka dhe një kosto shumë të lartë të mirëmbajtjes, për këto stacionet, pomapve, puset, depot” deklaron ai.
Kovaçi theksoi se projekti i Ujësjellësit të Durrësit është bashkëpunimi me AFD për të ndërtuar një rrjet tërësit të ri dhe që t’u garantojë qytetarëve ujë 24 orë.
“Ky projekt konsiston në ndërtimin e rrjetit të ujësjellsit brenda qytetit të Durrësit dhe garantimit 24 orë ujë, sepse për momentin kemi sasi të nevojshme për të patur 24 orë ujë, por është e pamundur sepse rrjeti në brendësi të qytetit është i amortizuar, është nëj rrjet i ndërtuar që prej 70 vite më parë, dhe është një rrjet mix me materiale të ndryshme, dhe ky invesim do të sjellë që brenda 3 viteve, do të kemi 24 orë ujë në qytetin e Durrësit”shprehet Spartak Kovaçi, kreu i UKD.
Përpos garantimit me ujë 24 orë, fokus do tëjetë dhe një masterplan për të katra qytetet nga ku do të bëhet ndarja e ujërave të bardha dhe të zeza.
Ndërkohë në një njoftim për mediat, Agjencia Kombëtare e Ujesjellës Kanalizimeve dhe Trajtimit të Mbetjeve theksoi se Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Durrës, e cila mbulon territorin e Bashkive Durrës, Kavajë, Shijak, Krujë dhe Rrogozhinë ka siguruar vazhdimësinë e shërbimit dhe është në mënyrë të vazhdueshme duke likujduar detyrimet e prapambetura të trashëguara nga Shoqëritë Transferuese.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.