Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht teksa është blerë sot me 94.9 lekë dhe është shitur me 95.8 lekë në raport me dje sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq vijon e relativisht e qëndrueshme duke pasur veç një zbritje të lehtë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 103.4 lekë dhe është shitur me 104.1 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka regjistruar zbritje të kuotës teksa është blerë sot me 107 lekë dhe është shitur me 107.9 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Paundi britanik duket i qëndrueshëm teksa është blerë sot me 120.7 lekë dhe është shitur me 121.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.