Si fermerët francezë po prodhojnë karburant alternativ për të ‘çliruar’ Europën nga gazi rus!
Në fushat e dendura jashtë Parisit, fermerët po i bashkohen luftës së Europës për t’u çliruar nga gazi rus. Të armatosur me lëvozhgë gruri, panxhar sheqeri me tul dhe lëvozhgë qepësh, ata janë gati të hapin një objekt të ri ku mbetjet bujqësore kthehen në ‘biogaz’.
Kjo është një tjetër zgjidhje e gjelbër që synon heqjen e mbështetjes së Europës nga karburantet fosile ruse një burim kryesor financimi pas pushtimit të Ukrainës nga Putin.
“Ne nuk kemi në të vërtetë një zgjedhje,” thotë Christophe Robin, një fermer vendas dhe një nga investitorët në fabrikën e biogazit Sonchamp. “Nëse duam të shmangim rrjedhën e gazit rus, duhet të gjejmë zgjidhje alternative”.
Biogazi është tashmë një nga alternativat e energjisë me rritje më të shpejtë në Europë. Mesatarisht, tre vende të prodhimit të bio-metanit lidhen me rrjetin kombëtar çdo javë vetëm në Francë. Numri i tyre është rritur nga vetëm 44 në fund të 2017, në 365 vitin e kaluar.
Lënda djegëse prodhohet nga fermentimi i materialeve organike – përgjithësisht të korrat dhe mbeturinat. Pas përfundimit të procesit, biogazi pastrohet në bio-metan dhe injektohet në tubacionin lokal, spitalet e ngrohjes, shtëpitë dhe pishinat. Shoqata Europiane e Biogazit thotë se BE-ja mund të rrisë shpejt prodhimin e bio-metanit, duke zëvendësuar mbi një të pestën e karburantit fosil të importuar nga Rusia vitin e kaluar.
Një investim prej 83 miliardë eurosh – më pak se sa Bashkimi Europian i paguan Rusisë për gaz natyror çdo vit do të prodhonte një rritje të dhjetëfishuar të prodhimit të bio-metanit deri në vitin 2030.
“Ne do të jemi në gjendje të kontribuojmë shumë në përpjekjet për prodhimin e gazit francez,” thotë Robin. “A do të zëvendësojmë plotësisht proporcionin e gazit rus? Unë nuk mendoj kështu. Me siguri do të ketë zgjidhje të tjera. Por është pjesë e puzzle-it”.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.