Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 93.4 lekë dhe shitet me 94.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke vijuar të humbasë pikë edhe këtë të hënë nga java e shkuar.
Monedha europiane edhe ajo vijon të dobësohet edhe këtë fillim jave duke humbur sërish pikë teksa është blerë sot me 102.3 lekë dhe është shitur me 103.3 lekë nga java që lamë pas.
Franga zvicerane blihet sot me 105.4 lekë dhe shitet me 106.8 lekë duke fituar disi pikë nga javë që kaloi referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik sakaq edhe ai ka rikuperuar pikë këtë mëngjes të hëne duke u blerë sot me 117.3 lekë dhe duke u shitur m 118.5 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.