Si mund të “vjelim” më shumë mjaltë? – Mema: Financimi ka nevojë të rishikohet, të mos diskriminohen aplikantët
Bletërritësit e shohin si risi mbështetjen që do të japë Ministria e Bujqësisë për bashkimin e operatorëve, por nga ana tjetër theksojnë se nuk duhet të ketë diskriminim në fonde për bletarët që zgjedhin të jenë të vetëm.
Në një intervistë për SCAN, Ervis Mema, sekretar në Federatën e Bletërritësve, shprehet se duhet të gjenden forma që të mbështeten të gjithë ata që i dedikojnë kohë dhe mund kësaj veprimtarie.
Por çfarë i pengon bletërritësit të bashkohen në prodhim dhe pse është i vështirë ky proces?
Nga ana tjetër, bletërritësit kanë kërkesa që do të mundësonin rritjen e prodhimit, duke qenë se aktualisht nuk mbulohet kërkesa konsumatorë.
Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi 2024 parashikon financim prej 1 mijë lekë për zgjuar për 50-150 zgjoje bletësh; 50 % financim mbi tavanin 150 zgjoje dhe 100 % financim për çdo anëtar nëse grupohen në bashkim operatorësh me minimum 7 anëtarë.
Skema do tu japë përparësi këtyre grupimeve, ndërsa pjesa e mbetur e fondeve do të ndahet në mënyrë proporcionale tek aplikantët e tjerë. Aktualisht në Shqipëri prodhohen mesatarisht 5 mijë ton mjaltë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.