Si pritet të tërhiqen pensionet pas muajit prill? – Eksperti: Marrja me karta, problematike për atë moshë
Tërheqja e pensioneve përmes kartave bankare është projekti pilot çka përflitet nga qeveria të vihet në zbatim duke filluar nga prilli i këtij viti.
Në emisionin Ekonomia 3D u analizua se cilat do të jenë skemat që pritet të praktikohen për tërheqjen e pensioneve.
Për një pjesë të pensionistëve kjo mbetet një sfidë më vete, e për disa të tjerë jo: “Me tepër vështirësi, se unë kam punuar mësues pork am gjyshin tim akoma, por ai s’i merr asnjëherë”
“Me bankomat i tërheq” / “Unë s’i tërheq dot për vete”!
Por cilat janë problematikat që mund të hasin pensionistët gjatë tërheqjes me kartë nëpër bankomate.
Kujtim Hoxha Ekspert Pensionesh: “Po analizoj faktorët që ndikojnë. Faktori i parë është fakti që qytetarët në këtë moshë nuk dinë ta përdorin atë kartë, dhe sa herë që duhet të tërheqë para duhet të gjej dikë atje. E dyta kalon mundësia reale për të tërhequr pensionet. Një pjesë jetojnë në fshatra, dhe ai sa herë që duhet të tërheq pensionin do të vij në Tiranë. Por është kosto e shtuar”. “Një pensionist e ka pensionin 17.800 lekë të rinj, bankomati 17 mijë lekë të njeh”.
Një tjetër skenar për dhënien e pensioneve me kartë është reformimi i Postës Shqiptare ku si synim mbetet që pagesat të kryhen në mënyrë elektronike, dhe pensionistët përmes një karte universale të tërheqin para pa pasur nevojë për të shkuar në bankë.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.