Stabilizohet tregu i monedhave – Investitorët presin takimin e Bankës së Anglisë, ditën e sotme
Dollari amerikan është stabilizuar në sesionin e sotëm ndërsa juani kinez ka rënë në nivelin më të ulët në 2 muajt e fundit, për shkak të shenjave se ekonomia kineze po përballet me një rimëkëmbje më të ngadaltë në periudhën post-Covid. Në anën tjetër, paundi britanik po qëndron në nivelin më të lartë në 1 vit përballë dollarit, sepse investitorët presin që Banka e Anglisë së vijojnë me politikën monetare shtrënguese në takimin e ditës së sotme.
Tregjet presin se banka qendrore do të ndërmarrë rritjen e 12-të me radhë në normave të interesit. Ndërkohë, në lidhje me Rezervën Federale, analistët parashikojnë se ky institucion do të bëjë një pauzë disa mujore me normat e interesit, pasi inflacioni shfaqi shenja të ngadalësimin edhe gjatë prillit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 101.4.
Në anën tjetër, euro ka zbritur sërish poshtë nivelit teknik të 1.1 në raport me dollarin amerikan. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin vijon qëndrueshmërinë pranë 27,500 dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1840 dollarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.