Temperaturat e oqeaneve shënojnë rekord të ri – Ndryshimet klimatike ndikojnë gjithnjë e më shumë në fenomenet e pazakonta
Temperaturat e oqeaneve arritën një rekord të lartë në muajin shkurt, me temperaturën mesatare globale të sipërfaqes që arriti në 21.06 gradë Celsius, sipas të dhënave të Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së Copernicus.
Temperatura mesatare në muajin shkurt, tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 20.98 gradë Celsius të vendosur në gusht 2023. Rekordi shqetësues u shënua gjatë atij që ishte gjithashtu shkurti më i nxehtë i regjistruar, duke konfirmuar muajin e nëntë radhazi me një moment historik të tillë për muajin përkatës.
Më herët gjatë javës, shkencëtarët paralajmëruan se një ngjarje e katërt globale e zbardhjes masive të koraleve ka të ngjarë të shpaloset në hemisferën jugore dhe se mund të jetë më e keqja në historinë e planetit.
Koralet zbardhen nën stresin e nxehtësisë, duke nxjerrë jashtë algat shumëngjyrëshe dhe të dobishme që jetojnë në indet e tyre duke lënë pas një skelet të zbehtë që është i prekshëm nga uria dhe sëmundjet. Kjo mund të çojë në kolapsin e ekosistemeve të brishta të shkëmbinjve nënujorë, me vijat bregdetare të mbetura të pambrojtura nga erozioni, stuhitë dhe peshkimi.
Një model klimatik i El Ninos, i krijuar nga ujërat sipërfaqësore më të ngrohta se zakonisht në Paqësorin Lindor, së bashku me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, po nxit nxehtësinë shtesë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.