Italia sanksionon punëtorët “në të zezë” – Gjobat arrijnë deri në 46.800 euro. Nisën nga 2 marsi
Nga 2 marsi në Itali kanë hyrë në fuqi sanksione më të ashpra për ata që punësojnë punëtorë të parregullt. Dekreti në lidhje me Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës, në kuadër të luftës kundër punës së parregullt, rrit masën e sanksionit administrativ për punën e paligjshme.
Kjo masë parashikon, në rastin e punësimit të punëtorëve, pa komunikim paraprak të krijimit të marrëdhënies së punës nga punëdhënësi privat, aplikimin e një sanksioni administrativ monetar, i moduluar në breza në bazë të kohëzgjatjes së veprës.
Që nga 1 marsi i këtij viti gjobat do të jenë nga 1.800 deri në 10.800 euro për çdo punëtor të parregullt, në rastin e punësimit të punëtorit deri në 30 ditë punë reale; nga 3.600 deri në 21.600 euro për çdo punëtor të parregullt, në rastin e punësimit të punëtorit për 31 dhe deri në 60 ditë punë reale; nga 7.200 deri në 43.200 euro për çdo punëtor të parregullt, në rastin e punësimit të punëtorit për më shumë se 60 ditë punë reale.
Në rast se do të ketë përsëritje të shkeljes shuma e gjobës do të jetë deri në 57.600 euro. Gjobat u rritën me 20% në rastin e punësimit të punëtorëve të huaj, të miturve jo në moshë pune dhe përfituesve të të ardhurave të përfshira.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.