Gjermania rrezikon solidaritetin energjetik të BE – Për shkak të taksës së tregtisë ndërkufitare të gazit
Taksa e Gjermanisë për tregtinë ndërkufitare të gazit vë në rrezik solidaritetin energjetik të BE-së dhe dëmton përpjekjet për të reduktuar varësinë e bllokut nga gazi rus. Deklarata u bë nga komisionerja e energjisë së bllokut 27 anëtarësh dhe zëvendëskryeministrja çeke Kadri Simson, pas një takimi të ministrave të energjisë të BE-së.
Tarifa në fjalë është një trashëgimi e krizës energjetike europiane që arriti kulmin në vitin 2022 pasi Moska ndërpreu flukset e gazit në Europë pas pushtimit të Ukrainës dhe një shpërthim nënujor mbylli tubacionin Nord Stream nga Rusia në Gjermani. Simson theksoi se ishte shumë e qartë gjatë dy viteve të fundit se të gjitha vendet anëtare që kishin rezervuar gaz nuk ishin barra e vetëm një vendi.
Komisioni prezantoi objektivat për mbushjen e rezervave të gazit në mbarë BE-në për të rritur furnizimet përpara dimrit 2022-2023. Në përpjekje për të rikuperuar miliardat që shpenzoi për këtë përpjekje, Gjermania prezantoi atë që e quajti ‘taksë për neutralitetin’ e gazit – një taksë për marrëveshjet ndërkufitare. Italia është e gatshme të ndjekë rrugën e Gjermanisë me tarifën e saj shtesë.
Por Simson shpjegoi se masat e njëanshme kombëtare në formën e kufizimeve apo taksave të eksportit e vënë në rrezik solidaritetin europian energjetik dhe mund të rrezikojnë përpjekjet për të diversifikuar varësinë ndaj gazit rus. Kjo është arsyeja pse ajo ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me homologët gjermanë.”
Republika Çeke, Austria, Sllovakia dhe Hungaria në veçanti e kanë shtyrë Komisionin të ndërmarrë veprime kundër taksës gjermane. Komisioni i kërkoi rregullatorit të energjisë të BE-së, ACER, të shqyrtojë ndikimin e tarifës në tregjet e gazit. Europa Qendrore përballet me fundin e furnizimeve me gaz rus me skadimin e marrëveshjes së tranzitit të gazit Rusi-Ukrainë në fund të këtij viti.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.