Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Franga dhe Paundi rikuperojnë!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke regjistruar një zbritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 94.9 lekë dhe është shitur me 95.9 lekë.
Monedha europiane nuk duket të ketë pësuar luhatje të njëshme të vlerë nga dita e mërkurë teksa vijon sot të blihet sot me 103.5 lekë dhe të shitet me 104.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane ka shënuar rritje krahasuar me ditën e djeshme pasi është blerë sot me 107.4 lekë dhe është shitur me 108.3 lekë.
Paundi britanik gjithashtu ka pasur rritje këtë mëngjes teksa është blerë sot me 120.7 lekë dhe është shitur me 121.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me dje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.