Tregjet europiane zgjerojnë fitimet – Në fokus të investitorëve, Forumi Ekonomik Botëror i Davosit
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, duke ndjekur tendencën pozitive në tregjeve aziatike, për shkak të ngadalësimit të inflacionit në SHBA. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.3%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv.
Në fokus të tregjeve do të jetë edhe Forumi Ekonomik Botëror i Davosit, që fillon. Krerët e shteteve, liderët e biznesit dhe akademikët do të mblidhen në resortin e skive për të diskutuar sfidat e ekonomisë globale.
Temat kryesore të këtij viti do të jetë: lufta në Ukrainë, paqëndrueshmëria e ekonomisë dhe ndryshimi i klimës. Samiti i këtij viti zhvillohet në një kohë që kostoja e jetesës është rritur për shumicën e banorëve të botës. Por, do të ketë edhe mungesa. Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të jetë i vetmi lider i G7-ës që do të marrë pjesë në forumin e këtij viti.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.