Uji, shumë i çmuar për sektorin e energjisë – Lidhja dhe varësia mes tyre pritet të intensifikohet në të ardhmen
Lidhja ndërmjet prodhimit të energjisë dhe ujit është i një rëndësie thelbësore dhe ky është momenti për ta vlerësuar dhe më shumë këtë burim sipas firmave të infrastrukturës së gazi.
Deklarata vjen në një moment kur ndërlidhja mes ujit dhe sigurisë energjitike është shumë më e dukshme pas një periudhe me temperatura të larta dhe thatësirë kritike në Europë. Për një kohë të gjatë uji është konsideruar si falas dhe më se i gjetshëm në cdo sasi. Por tashmë po zbulohet për shkak të ndryshimeve klimatike uji mund të jetë dicka që mungon, dhe për këtë arsye duhet të kuptojmë rëndësinë dhe vlerën që ai ka për prodhimin energjitik.
Tashmë është bërë e qartë se pa ujë të mjaftueshëm nuk mund të prodhohet energjia e nevojshme dhe as mund të dërgohet karburanti për furnizimin e termocentraleve.
Me rënien e nivelit të ujit në disa prej lumenjve më të mëdhenj në Europë muajt e fundit, ka pasur shqetësime se si kjo situatë do të ndikojë në furnizimin e burimeve të energjisë si qymyri, një lëndë djegëse fosile.
Për shembull, në fillim të muajit gusht, Uniper u shpreh se mund të ketë veprime të parregullta në dy nga termocentralet e saj të qymyrit me djegie të fortë, Datteln 4 dhe Staudinger 5. Kjo për shkak të reduktimit të sasisë së qymyrit si pasojë e nivelit të ulët të ujit në lumin Ren.
Me ekonomitë më të mëdha botërore të cilat planifikojnë të zhvendosen nga përdorimi i lëndëve djegëse drejt burimeve të rinocueshme, do të ketë gjithnjë e më shumë diskutime për sa i përket lidhjes mes energjisë, ujit dhe klimës.
Agjencia ndërkombëtare e energjisë thekson se rezervat energjitike varen nga uji dhe rezervat ujore varen nga energjia. Dhe ndërvarësia e tyre pritet të intensifikohet edhe më shumë në vitet e ardhshme, gjë që do të ketë pasoja për sigurinë energjitike dhe atë të ujit.
Cdo burim përballet me kërkesë në rritje dhe kufizime në disa rajone për shkak të rritjes ekonomike dhe popullsisë; por dhe prej ndryshimeve klimatike.
Kjo lidhje është theksuar në muajt e fundit, sidomos në Europë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.