Ulje emetimeve të dioksidit të karbonit për kamionët – BE arrin marrëveshje për një reduktim 90% brenda vitit 2040
Ligjvënësit në Parlamentin dhe Këshillin Europian arritën një marrëveshje të përkohshme mbi rregullat e reja të propozuara për të forcuar standardet e emetimeve për automjetet e rënda, duke përfshirë një kërkesë për një reduktim deri në 90% të emetimeve për kamionët e rëndë deri në vitin 2040.
Kërkesat e përkohshme shtesë të mbuluara nga standardi i rënë dakord përfshijnë 45% reduktime të emetimeve nga viti 2030 dhe 65% nga 2035.
Marrëveshja vjen pas një propozimi fillestar nga Komisioni Europian në shkurt 2023 për një rishikim të standardeve të emetimeve të CO2 për automjetet e rënda. Kamionët dhe autobusët përbëjnë mbi 6% të emetimeve totale të gazeve serë në Bashkimin Europian dhe më shumë se 25% të emetimeve nga transporti rrugor.
Ndër rishikimet më të rëndësishme në marrëveshjen e re të propozimit fillestar të Komisionit përfshihet një zgjerim i fushëveprimit të rregullores që synon t’i bëjë pothuajse të gjitha mjetet e rënda të transportit subjekt të objektivave të reduktimit të emetimeve, duke përfshirë kamionët më të vegjël, autobusët urbanë, autobusët dhe rimorkiot. Por nga ana tjetër duke lejuar gjithashtu përjashtime të tilla si si prodhues dhe automjete me vëllim të vogël që përdoren për miniera, pylltari dhe bujqësi, dhe automjete për përdorim nga forcat e armatosura, shërbimet e zjarrit, ose në mbrojtjen civile, rendin publik dhe kujdesin mjekësor. Për më tepër, marrëveshja zgjeron objektin e rregullores për automjetet profesionale si kamionët e plehrave ose betonieret nga viti 2035, ndërsa prezanton gjithashtu një objektiv për 2035, me 100% zero të emetimeve për autobusët urbanë, me një objektiv të ndërmjetëm 90% për vitin 2030.
Marrëveshja përfshin gjithashtu një kërkesë që Komisioni të rishikojë efektivitetin dhe ndikimin e rregullores së ndryshuar në vitin 2027, duke përfshirë vlerësimin e mundësisë së zhvillimit të një metodologjie të përbashkët për vlerësimin dhe raportimin e emetimeve të CO2 të ciklit të plotë jetësor të mjeteve të reja të rënda, duke studiuar rolin e mundshëm të futjes së një faktori korrigjues të karbonit, për të mundësuar përfshirjen e karburanteve të rinovueshme dhe karburanteve neutrale të karbonit në përzierjen e tranzicionit të flotës.
Me marrëveshjen e përkohshme të arritur, rregullorja e re do të duhet të miratohet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare në Këshillin Europian dhe nga komisioni mjedisor i Parlamentit, dhe më pas të miratohet zyrtarisht nga Parlamenti dhe Këshilli përpara se të hyjë në fuqi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.