Ulliri “premton” 4-fishin e të ardhurave – Rrapaj: Produkti kryesor që siguron rritje të qendrueshme të bujqësisë
Ulliri është produkti më premtues i bujqësisë që ka potenciale të larta për të mbajtur me të ardhura familjet shqiptare.
Rritja e prodhimit me 39 për qind gjatë vitit që kaloi, që solli përpunim më të lartë të vajit të ullirit, si dhe rritja e eksportit dhe rënia e importit, janë tregues se ky produkt duhet të marrë vëmendjen më të lartë të mbështetjes nga politikat shtetërore në mënyrë që të ketë qëndrueshmëri.
Në një intervistë për SCAN, Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, thekson se potencialet janë që të ardhurat nga vaji i ullirit për mbi 118 mijë familje, të katërfishohen.
Përgjatë 8 muajve të parë të vitit, sipas shifrave zyrtare, importi i vajit të ullirit ra me 8 herë. Por cilat kanë qenë arsyet?
Në periudhën Janar-Gusht 2023 janë importuar vetëm 22.5 ton vaj ullinj, nga 184 të importuara në 8 mujorin 2022, ndërsa në rritje të konsiderueshme kanë rezultuar edhe eksportet, duke u regjistruar në afro 5 mijë tonë.
Elisabeta Dosku/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.