Vendoset tjetër afat, sa do të qendrojë në fuqi bordi i naftës? – Lera: Ka pasur luhatje çmimesh, do të vijojë kontrolli mbi kompanitë
Ndërsa Ministrja e Financave është shprehur se bordi i naftës do të shfuqizohet duke qenë se çmimet në bursë po stabilizohen, duket se ky qëndrim ka ndryshuar.
I pyetur në komisionin parlamentar të Ekonomisë lidhur me fitimet e kompanive që tregtojnë karburant dhe efektivitetin e bordit, Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, ka sqaruar se kontrolli mbi kompanitë do të vijojë për shkak të luhatjeve të fundit.
Në mbledhjen e fundit të datës 17 Janar, Bordi i transparencës vendosi se çmimi i shitjes me pakicë të naftës do të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, për benzinën 189 lekë/litri dhe gazit 71 lekë/litri, çmime të cilat vijojnë të jenë në fuqi deri në një vendim tjetër.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.