Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedha kryesore?
Dollari amerikan duket se e ka nisur ditën pozitivisht edhe pse ka humbur pikë nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal duke u blerë sot me 94 lekë dhe duke u shitur me 95 lekë.
Monedha europiane është blerë mëngjesin e sotëm me 100.6 lekë dhe është shitur me 101.3 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Franga zvicerane ka regjistruar zbritje të vlerës këtë të mërkurë pasi është blerë sot me 102.7 lekë dhe është shitur me 104 lekë në raport me dje.
Paundi britanik është blerë sot me 116.7 lekë dhe është shitur me 117.5 lekë duke shënuar rritje këtë mëngjes krahasuar me ditën e djeshme referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.