VKM për turizmin, 45 milionë lekë për promovimin e destinacioneve dhe produkteve shqiptare
Një fond 45 milionë lekësh i është akorduar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për programin e zhvillimit të turizmit.
Ky buxhet do të përdoret për për zhvillimin dhe promovimin e destinacioneve, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike në turizëm.
Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit. Referuar vendimit, ky fond është rialokuar pas heqjes nga buxheti i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në zërin “Tregu i Punës”.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.