2023, viti rekord i turizmit – Mbrëmjen e 25 dhjetorit u regjistruan mbi 10 milionë shtetas të huaj
Deri në mbrëmjen e 25 dhjetorit në Shqipëri kanë hyrë më shumë se 10 milionë shtetas të huaj. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet postimi të një videoje në rrjetet sociale.
Në këtë mënyrë 2023-shi do të shënohet si viti rekord i turizmit për vendin tonë. Rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është Europa, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore.
Kujtojme se gjatë gjithë vitit 2022 numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri arriti afërsisht në 7,5 milionë.
Përballë kësaj rritje të fortë të sektorit të turizmit, Ministria e Turizmit ka përgatitur një ligj të ri për turizmin dhe strategjinë e re 2024-2030.
Synimi është nxitja dhe mbështetja e sektorit privat, me qëllim garantimin e konkurrencës dhe standarteve në sektor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.